Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror dhe mbart informacione shumë të rënëdishme për shëndetin, shkruan “Living”.

Vonesa e tij mund të sjellë dy reagime që i kundërvihen njëra-tjetrës: gëzim, por edhe ankth pasi gjëja e parë që ju shkon ndërmend është ndonjë shtatzëni e mundshme, transmeton lajmi.net.

Ky është një fakt që duhet çmitizuar pasi vonesa dhe parregullsia e ciklit menstrual nuk lidhet gjithmonë me shtatzëninë, por vjen si rrjedhojë e gjendjeve të mëposhthme:

Stresi: problemet e punës ose familjes mund të ndikojnë në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë edhe ciklin menstrual. Në periudha të një presioni të veçantë, në fakt, ekziston një çekuilibër hormonal kalimtar i shkaktuar nga faktorët psikologjikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbipesha: mbipesha mund të kushtëzojë ekuilibrin hormonal dhe, rrjedhimisht, të përcaktojë parregullsinë (ose edhe mungesën) e ciklit menstrual.

Nënpesha: që në raste ekstreme rezulton me anoreksi – është një faktor që mund të rrezikojë të gjithë organizmin, përfshirë edh e sistemin riprodhues. Normalizimi i peshës shpesh është i mjaftueshëm për të rregulluar ciklin menstrual.

Gripi ose sëmundjet e përkohshme: të dy rastet mund të çojnë në një vonesë të ciklit. Prandaj, sapo të shëroheni, cikli menstrual rishfaqet rreth pesëmbëdhjetë ditë pas ovulimit.

Problemet endokrine: një problem i tiroideve mund të ndikojë në funksionimin e vezoreve, duke shkaktuar një vonesë në ciklin menstrual. Në këtë rast, është e nevojshme të kryhet një vlerësim specifik endokrinologjik dhe disa teste të gjakut për të filluar terapitë e synuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menopauza: momenti kur një grua hyn në menopauzë, trupi i saj pushon të ovulojë dhe për këtë arsye të jetë pjellore. Kjo është një situatë krejtësisht e natyrshme. /Lajmi.net/