Sheqeri është gjëja e parë që na shkon ndër mend të heqim nga dieta jonë kur fillojmë të hamë shëndetshëm. Por në fakt ka sheqerna të mira, të tilla si kallami i sheqerit ose ato që gjenden në fruta dhe perime, që mund të kontribuojnë pozitivisht në shëndetin tuaj, shkruan lajmi.net.

Kur konsumohen me sasi të caktuar, sheqernat e mira mund të qetësojnë nervat dhe madje mund t’ju pengojnë të shtoni peshë.

Ju mund të hani një sasi të moderuar sheqeri çdo ditë. Por çfarë mund të ndodhë nëse e lini sheqerin njëherë e përgjithmonë?

  1. Flokët mund të rriten më ngadalë.

Kallami i sheqerit është një diuretik natyral dhe ndihmon në largimin e toksinave dhe të kripës së tepërt nga trupi, duke e bërë më të lehtë punën e veshkave. Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, mund të shkaktohen komplikime serioze shëndetësore, duke përfshirë humbjen e flokëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtimi i një sasie të vogël sheqeri në vaktet tuaja të përditshme është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të pasur flokë me shkëlqim dhe të trashë.

  1. Lëkura juaj mund të jetë më e ndjeshme ndaj dëmtimeve mjedisore.

Kallami i sheqerit është i pasur me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira që shkaktojnë pigmentim dhe plakje të parakohshme. Shijimi i disa copave të çokollatës së zezë gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të pasur një lëkurë me shkëlqim.

  1. Mund të shtoni kilogramë të tepërt.

Ngrënia e një sasie të moderuar të çokollatës së zezë mund t’ju japë ndjenjën e  ngopjes dhe ju shpëton nga kilogramët e tepërt. Nëse e privoni veten nga ëmbëlsirat, atëherë do të jeni të prirur të konsumoni më shumë ushqim.

  1. Luhatjet e humorit mund të shpeshtohen.

Ndryshimet drastike në dietën tuaj nuk janë të lehta, dhe eliminimi i sheqerit mund t’ju bëjë të ndiheni të çuditshëm. Studimet kanë treguar se ngrënia e një sasie të vogël të çokollatës së zezë çdo ditë mund të ulë nivelet e stresit dhe t’ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe më të lumtur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  1. Mund ta keni më të vështirë të përqendroheni.

Nuk mund të ngopeni kurrë me çokollatë të zezë, por lajmi i mirë është se mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për një provim ose një prezantim të madh. Çokollata e zezë përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe ngrënia e saj në sasi të caktuara është një mënyrë e shëndetshme dhe e shijshme për t’u bërë më të zgjuar. /Lajmi.net/