Ndërsa disa vende kryesisht evropiane kanë vendosur për të pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së Oksfordit për shkak të shqetësimeve se mund të lidhet me një numër të vogël incidentesh të mpiksjes së gjakut, më poshtë një përmbledhje e sasj që thanë ekspertët dhe shkencëtarët, shkruan “BotaAl”.

Agjencia Evropiane e Barnave ka theksuar se “aktualisht nuk ka tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto gjendje shëndetësore”, dhe shtoi se përfitimet e marrjes së vaksinës janë më të mëdha se rreziqet, transmeton lajmi.net.

Silvestro Scotti, kreu i Federatës Italiane të Mjekëve të Përgjithshëm, tha: “Gjëja e çmendur është se, edhe nëse korrelacioni midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut do të vërtetohej, do të ishte një normë prej 0.007 në një mijë. Po ju jap një shembull: pilula e kontrollit të lindjes, e cila përdoret gjerësisht dhe nuk shqetëson askënd, ka një normë të provuar të rrezikut prej 0.6 në një mijë. Edhe në skenarin më të keq, raporti i rrezikut / përfitimit për këtë vaksinë është jashtëzakonisht i favorshëm. U duhet shpjeguar njerëzve”.

Epidemiologu Dr Deepti Gurdasani i tha Sky News se ndalimi është për shkak të një “maturie të tepruar” dhe nuk ka asnjë provë aktuale që lidh të dyja – por shqetësimet duhet të hetohen “plotësisht, por shpejt”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Margaret Harris e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se 268 milion doza të vaksinave COVID-19 nga prodhues të ndryshëm janë administruar në të gjithë botën dhe asnjë nuk është vërtetuar të shkaktojë qoftë edhe një vdekje të vetme./Lajmi.net/