Perimenopauza është faza para menopauzës që zakonisht femrat në të 40-at e fillojnë, shkruan “Health.Harvard”, transmeton lajmi.net.

Simptomat e saj zakonisht janë çrregullimet në cikël, gjakderdhja më e madhe se përpara, ndryshime hormonale etj.

Në këtë fazë dhe plakja më e shpejtë fillon.

Është e njohur se në këtë fazë shumë femra kanë probleme me gjumin, zgjohen lehtë, nuk mund të flenë dhe shohin më shumë ëndrra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu paqëndrueshmëria emocionale është karakteristikë shumë e theksuar. Ndryshimet në disponimin e femrave në perimenopauzë janë të paparashikueshme.

Hyrja e  ekuilibruar në perimenopauzë do ta bëjë edhe hyrjen në menopauzë më të lehtë, prandaj është me rëndësi të kujdeseni për shëndetin tuaj psikik dhe fizik kur vëreni shenjat e para. /Lajmi.net/