Shpesh dhimbja e tillë mund të trajtohet në shtëpi, por ka raste që janë paksa më serioze dhe duhet të trajtohen nga një mjek, transmeton lajmi.net.

Nga infeksioni seksualisht i transmetueshëm, e deri tek kanceri, më poshtë gjeni disa arsye pse penisi juaj mund të ketë dhimbje.

Balaniti

Balaniti është dhimbja, skuqja dhe ënjtja e majës së penisit dhe lafshës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu mund të shkaktojë zbardhje, gunga dhe shenja, që shpesh shkaktohet nga një reaksion alergjik ose acarim.

Mjeku juaj mund të përshkruajë krem antibakteriale ose anti-fungale për të lehtësuar gjendjen shëndetësore.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Infeksionet e transmetuara seksualisht, përfshirë gonorrenë dhe klamidinë, mund të shkaktojnë shqetësime gjatë seksit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të paktën gjysma e të gjithë njerëzve me gjendjen e klamidisë nuk vërejnë aspak simptoma.

Por, simptomat më të zakonshme përfshijnë dhimbjen gjatë urinimin, shkarkimin e pazakontë, djegien gjatë urinimit dhe dhimbjen në testis.

Ndërkaq, tek gonorrea simptomat zakonisht zhvillohen brenda dy javëve të infektimit,

Simptomat mund të përfshijnë shkarkimin e pazakontë, dhimbjen gjatë urinimit, inflamacionin e lafshës dhe në disa raste, butësi në testikuj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanceri penil

Kanceri penil është një lloj i rrallë i kancerit që ndodh në lëkurë ose brenda penisit.

Shenjat e këtij lloji të kancerit përfshijnë një rritje ose plagë në penis që nuk shërohet brenda katër javëve, gjakderdhje nga penisi ose nën lafshë. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";