Një studimi të ri, sugjeroi se konsumimi i kikirikëve para gjumit mund të ndihmojë në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak,duke shmangur kështu diabetin e tipit 2, transmeton lajmi.net.

Studimi i cili u botua në fillim të këtij viti, u përqëndrua tek individët që patën luhatje të glicemisë nga argjërimi.

Ky është një lloj prediabeti, ku nivelet e glukozës ngrihen ndërmjet vakteve, por nuk janë aq të larta sa për tu diagnostikuar me diabet.

Pjesëmarrësit konsumuan 30gr kikirikë para gjumit për një periudhë gjashtë javore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezultatet treguan jo vetëm një përmirësim të nivelit të glukozës , por edhe një ulje të niveleve të triglicerideve.

Ky është një lajm i mirë duke marrë parasysh se kolesteroli i lartë është tepër i zakonshëm tek ata me diabet të tipit 2.

Kikirikët kanë një indeks të ulët glicemie, i cili ndihmon për të parandaluar rritjen e sheqerit në gjak. Kjo gjë zvogëlon nevojën për insulinë.

Gjithashtu kikirikët mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak të stabilizuar gjatë natës, gjë me të cilën luftojnë shumë diabetikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky hulumtim gjithashtu mbështet një studim të mëparshëm të kryer në 2002-shin, ku u shqyrtuan përfitimet nga gjalpi i kikirikut tek gratë me diabet.

Pasi vëzhguan më shumë se 80,000 gra të rritura për një periudhë 16 vjeçare, ata zbuluan se konsumimi i gjalpit të kikirikut pesë herë në javë zvogëlonte rrezikun e tyre për të zhvilluar diabetin e tipit 2 me 21%.

Një përqindje e madhe e njerëzve janë të prekur nga para-diabeti dhe nuk janë në dijeni të kësaj, duke qenë se ai nuk shfaq shenja klinike.

Nëse jeni diagnostikuar apo jo, mund të jetë një ide e mirë të konsumoni kikirikë  para se të flini. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";