Cikli menstrual që ndryshon në frekuencë ose kohëzgjatje. Menstruacione që kanë zgjatur në kohë dhe vëllim, të shoqëruara me më shumë shqetësime në trup.

Këto janë raporte të 170,000 grave që ankohen për ndryshime në menstruacione pas vaksinës Covid-19.

Raporti i botuar në revistën britanike “British Medical Journal” dhe një editorial nga profesoresha Victoria Male e Imperial College London, e cila ka tërhequr vëmendjen për një reagim negativ të mundshëm të panjohur ndaj vaksinimit kundër Covid-19 sugjerojnë se ka një lidhje mes Covid-19 dhe menstruacioneve që duhet studiuar. Por numri i ulët i rasteve të regjistruara dhe shpeshtësia e zakonshme e shqetësimeve në ciklin menstrual nuk lejon të përcaktojë një lidhje shkakësore midis dy ngjarjeve.

“Pyetja “është nën hetim, por maturia është detyrim. Për momentin nuk mund të flasim për një korrelacion të drejtpërdrejtë midis vaksinës Covid dhe ndryshimeve në ciklin menstrual”, shpjegon doktoresha Elsa Viora, presidente e Aogoi, Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Spitalit Shtetëror në Itali.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raportet, nëse krahasohen me numrin e grave në moshë riprodhuese të vaksinuara në botë, janë të pakta.
“Po flasim për shifra ende të vogla. Siç e di çdo grua, ndryshimet në ciklin menstrual janë shumë të zakonshme dhe nuk duhet të shqetësohen. Ka potencial për ndryshime nga çdo gjë, madje dhe nga Covid-19 por është përkohësisht,” shpjegon Viora.

Ajo thotë se një shembull praktik vjen nga vaksina kundër virusit HPV, pas së cilës janë regjistruar ndryshime menstruale, por me një frekuencë të parëndësishme. Sipas ekspertëve arsyeja thelbësore mbetet stresi, i cili mund të jetë shkaktuar nga pandemia, nga pasiguritë dhe frikrat që lidhen me vaksinën.

“Do të jetë shumë e rëndësishme që të mblidhen mirë të dhënat dhe ndryshimet e raportuara dhe për të pasur një analizë të qartë për këtë çështje. Ndryshimet në periodat tuaja variojnë nga ndërprerja e menstruacioneve deri te gjakderdhja e papritur. Lajmi pozitiv është se, shumica e grave zbulojnë në çdo rast se gjithçka kthehet në normalitet me ciklin tjetër dhe, mbi të gjitha nuk ka asnjë provë që vaksinimi kundër Covid-19 ndikon negativisht në fertilitet”, siç shpjegon profesoresha e obsterologjisë Victoria Male.

Ekspertët shpjegojnë se në një grua pjellore me një cikël të rregullt menstrual, hipotalamusi, gjëndra e hipofizës, vezoret dhe mitra funksionojnë në simbiozë nën drejtimin e hormoneve. Një ekuilibër delikat që mund të prishet nga faktorë të ndryshëm. Për shembull, mjafton një stimulim i ndryshëm hormonal i endometrit për të pasur një fluks pak a shumë të bollshëm, ose një infeksion si herpes zoster të ketë një ndërprerje të përkohshme të menstruacioneve. Dhe Covid gjithashtu pati një ndikim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një studim mbi gratë në moshë të lindjes së fëmijëve, rreth një e katërta e të infektuarve me Sars-Cov-2 nuk patën një muaj menstruacione. Më pas, fakti që rastet e raportuara deri më tani në botë janë të lidhura pa dallim si me ARN-në ashtu edhe me vaksinat e adenovirusit, theksohet më shumë se ndikimi ndodh më shumë nga stimuli hormonal.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i SHBA-së ka dhënë grante prej 1.67 milionë dollarësh për pesë institucione kombëtare për të shqyrtuar këtë çështje. Ndërkohë, është më se e drejtë të pyesim veten pse ka kaq pak njohuri se si vaksinat mund të ndikojnë në shëndetin seksual dhe riprodhues të grave dhe, në përgjithësi, sa është marrë parasysh cikli menstrual deri më tani në provat kërkimore mjekësore dhe nëse do të bëhet në të ardhmen.(La Repubblica, gazeta “Si”)