E mbani mend herën e fundit kur keni blerë vazelinë?! Ndoshta keni një jetë të tërë pasi është një ndër produktet që edhe pse e përdorim rrallë, nuk mungon kurrë në shtëpitë tona.
E preferuar nga mamatë ose gjyshet, të cilat në mungesë të shumëllojshmërisë së produkteve kozmetike përdornin vazelinën për thuajse gjithçka që lidhej me mirëmbajtjen e fytyrës dhe trupit, vazelina vlen shumë më tepër se kaq.
Ajo ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore që mund të neutrazilojnë dhimbjet e ndryshme dhe të parandalojnë shfaqjen e infeksioneve.
E tillë është edhe dhimbja e vazhdueshme e veshit. Në rast se nuk keni qetësues në shtëpi, provoni trukun e mëposhtëm:
Merrni një top pambuku dhe lyejeni me vazelinë. Futeni në vesh dhe fashojeni me leokoplast ose ngjitëse izolant në mënyrë që të mos ju lëvizë gjatë natës.
Dhembja do të pushojë menjëherë dhe të nesërmen do të ndiheni shumë më mire. /Lajmi.net/