Kanella është një erëz e shkëlqyer për shëndetin e njeriut dhe veçanërisht për diabetikët, shkruan “TopChannel”.

Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (sa më e madhe të jetë ndjeshmëria ndaj insulinës, aq më pak sasi insulinë kërkon trupi), pengon luhatjet e glukozës në gjak, transmeton lajmi.net.

Kanella bëhet kështu një erëz e domosdoshme për njerëzit e prekur nga diabeti i tipit 2.

Kjo sëmundje kompromenton mënyrën se si organizmi i kundërpërgjigjet hormonit të insulinës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për pasojë, metabolizimi i karbohidrateve bëhet anormal ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten.

Sipas ekspertëve, kanella mund të imitojë insulinën dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtij hormoni.

Qelizat i përgjigjen më mirë insulinës dhe transporti i glukozës është më i lehtë.

Kësisoj, kanella është një kurë natyrale jo vetëm për diabetikët por edhe për njerëzit e prekur nga faza fillestare e sëmundjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkencëtarët shpjegojnë se pas ngrënies së ushqimit, sidomos të karbohidrateve, nivelet e sheqerit në gjak rriten ndjeshëm.

Luhatjet në nivelin e sheqerit në gjak rrisin rrezikun e diabetit dhe stresit oksidues.

Konsumi i kanellës bashkë me ushqimet e pasura me karbohidrate mund të ngadalësojë ritmin e zbrazjes së stomakut nga ushqimi.

Ata besojnë se kanella bllokon enzimat tretëse që shpërbëjnë karbohidratet duke ulur sheqerin në gjak pas ngrënies së ushqimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanella është e dobishme në luftimin e inflamacionit, një nxitës i diabetit.

Antioksidantët që përmban kjo erëz luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë stress oksidues  dhe përbëjnë pikënisjen e inflamacionit.

Përpos diabetit, kanella pengon edhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera që kanë lidhje me diabetin siç janë sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundja e Alzheimerit.

Sasia e këshillueshme e kanellës për diabetikët

Shumë studime,  rekomandojnë konsumin e një sasie prej 1 deri në 6 gramë kanellë pluhur në ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kanellën e gjejmë në dy varietete: Cassia dhe Ceylon .

Cassia është kanella kineze dhe gjendet lehtë kudo ndërsa kanella Ceylon është ajo e vërteta me vlera.

Shiritat e saj të mbështjellë janë të butë dhe të brishtë. Shkopinjtë e kanellës Cassia janë të fortë e të trashë.

Përpara përdorimit të kanellës, diabetikët duhet të konsultohen me mjekun sepse ajo mund të ndërveprojë negativisht me disa ilaçe. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";