Të gjithë vullnetarët e vaksinuar nga vaksina kundër koronavirusit ‘EpiVacCorona’ e Qendrës së Kërkimit Vektor të Siberisë kanë zhvilluar antitrupa. Vaksina ka përfunduar dy fazat e para të testimit, duke përfshirë vetëm 100 persona.

Ndërsa një vaksinë ka nevojë për mijëra njerëz që të testohen përpara se të provohet cilësia e saj, lajmet e fundit janë një shenjë optimiste për të ardhmen.

“Studimet klinike kanë treguar që antitrupat u zbuluan në 100% të vullnetarëve të imunizuar me vaksinën EpiVacCorona.” – raportoi qendra, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Shumica e vullnetarëve të vaksinuar me vaksinën EpiVacCorona treguan induksion të një përgjigje specifike të theksuar imune të qelizave T.” – vijoi deklarata.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata gjithashtu vunë në dukje se asnjë efekt serioz anësor nuk u zbulua pas vaksinimit.

Megjithatë, qendra ishte e kujdesshme për të sqaruar se të dhënat e tyre nuk do të thotë se vaksina është 100 për qind efektive, duke theksuar se konkluzionet përfundimtare mund të vijnë vetëm pas fazës së tretë të hulumtimit. Kjo fazë përfundimtare e provës filloi vetëm më 17 nëntor.