Përgatitja:

1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë.

Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim.

Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim Vitaminash Dhe Mineralesh

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Shëndeti i Sistemit Tretës
Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Farat E Pjeprit Për Zemrën
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës. Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. /Lajmi.net/