Epidemiologu britanik Tim Spector ka paralajmëruar për një simptomë të re të koronavirusit, që deri tani nuk ka rënë në syrin e ekspertëve. Bëhet fjalë për “gjuhën Covid”, siç e ka përcaktuar ai.

“Nëse ke ndonjë simptomë të çuditshme ose edhe dhembje koke apo lodhje, qëndro në shtëpi”, tha Spector.

Eksperti e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto të një rasti “gjuhe Covid”, ku shihet një gjuhë e njollosur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, tani, sipas ekspertëve britanikë, “gjuha Covid” po vihet re gjithmonë e më shpesh.