Dieta është shumë e rëndësishme për të forcuar dhe për të qenë më pak të prekshme ndaj viruseve, baktereve dhe sëmundjeve me të cilat ne kontaktojmë çdo ditë.

Spinaqi

Spinaqi është ideal për rritjen e sistemit imunitar, pasi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe acidit folik, të cilat rrisin sistemin imunitar dhe riparojnë qelizat. Gjithashtu e mban trupin të hidratuar dhe ju bën të ndiheni më energjik.

Hudhra

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe hudhra është një nga ushqimet që rrisin sistemin imunitar. Përmban squfur, një substancë e cila pengon shumimin bakterial dhe i mban zorrët e pastra. Gjithashtu përmban alicinë dhe sulfur, që stimulojnë riprodhimin dhe e qelizave të nevojshme për të luftuar infeksionet. Alicina ka efekte antibiotike, antimikrobike dhe antifungale, duke rritur ndjeshëm sistemin imunitar.

Shega

Është e pasur me vitamina. Shega nuk është vetëm një aleate e shkëlqyer për lëkurën por gjithashtu një ushqim i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe vitamina. Këto veti e bëjnë shegën një frut të përsosur për të luftuar ftohjet dhe gripin si dhe në përgjithësi për të parandaluar sëmundjet sezonale, transmeton Lajmi.net.

Mjalti

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjalti ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Një lugë gjelle e konsumuar çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e kollës, gripit, ftohjes dhe dhimbjes së fytit duke dezinfektuar traktin respirator.

Frutat agrume

Frutat agrume forcojnë sistemin imunitar. Portokalli, limoni, kanë një përmbajtje të lartë të vitaminës C e cila ndihmon sistemin imunitar për të luftuar sëmundjet, duke forcuar trupin. Për më tepër, vitamina C favorizon thithjen e hekurit që gjendet në ushqimet bimore. Në këtë mënyrë konsumimi i llojeve të ndryshme të frutave dhe perimeve së bashku me agrumet kanë një efekt të dyfishtë. Rrushi i kuq dhe banania janë gjithashtu fruta që rrisin sistemin imunitar. Të pasura me kalium, ato forcojnë kockat.

Bishtajoret

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thjerrëzat, fasulet, qiqrat dhe bizelet duhet të konsumohen çdo ditë. Në fakt, bishtajoret kanë një përmbajtje të lartë hekuri që i bën ato substanca të dobishme.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmirëson sistemin imunitar. E pasur me një molekulë bimore, flavanol, e cila ka një veprim hipotensiv dhe mbrojtës në zemër pasi ul sasinë e lipoproteinave (kolesterolit të keq), çokollata e zezë ka shumë efekte të dobishme. Gjithashtu frenon aktivizimin dhe grumbullimin e trombociteve, ngadalësimin e procesit të aterosklerozës, dhe gjithashtu ka një përmbajtje të mirë të vitaminave. Vitamina C stimulon thithjen e hekurit dhe parandalon oksidimin e qelizave (duke ngadalësuar kështu plakjen qelizore) ndërsa ajo A ngadalëson plakjen dhe stimulon riprodhimin e qelizave të lëkurës.

Kosi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kosi mbron trupin nga viruset dhe bakteret. Është i pasur me fermente laktike të gjalla dhe aktive, “baktere të mira” të vërteta në gjendje të përmirësojnë dhe mbrojnë florën e zorrëve nga çdo bakter më pak i mirë. Duke rregulluar florën bakteriale, kos ndihmon në mbrojtjen e sistemit imunitar. Përveç kosit, rekomandohen të gjitha ushqimet e fermentuara, veçanërisht kefiri.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përmban disa antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe kundërveprojnë plakjen qelizore, duke parandaluar oksidimin e qelizave. Mund të përdoret i freskët ose thahet për t’u pluhurosur dhe shtuar në enët e nxehta ose të ftohta.

Çaji jeshil

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndihmon trupin të luftojë viruset e gripit. Përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm të cilët rrisin sistemin imunitar dhe luftojnë radikalet e lira. Përmban gjithashtu katekina, substanca të afta për të vrarë virusin e gripit. Çaji i zi gjithashtu do të ndihmonte sistemin imunitar. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit, pirja e pesë gotave çaj të zi në ditë ndihmon sistemin imunitar të katërfishojë mbrojtjen e tij falë theaninës. /Lajmi.net