Zhvillimi i sëmundjes së Alzheimer-it po tremb shumë njerëz teksa mosha kalon, por sipas një kërkimi të ri të Concordia University, truri mund të mbahet i shëndetshëm me një mënyrë shumë të thjeshtë, shkruan Class Life.

Një studim i ri ka treguar që sa më shumë kate shkallësh ngjisnin pjesëmarrësit, aq më i freskët ishte reagimi i trurit të tyre, transmeton lajmi.net.

Për këtë studim, që u publikua në Neurobiology of Aging, shkencëtarët përdorën disa MRI joinvazive për të ekzaminuar trurin e 331 pjesëmarrësve midis moshave 19 dhe 79.

Për të matur shëndetin e trurit, ata vëzhguan vëllimin e lëndës gri, një shenjë e dukshme me sy e shëndetit mendor në procesin e plakjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pastaj ata krahasuan vëllimin e trurit me numrin e kateve që pjesëmarrësit ngjisnin me shkallë çdo ditë dhe sesa vite kishte zgjatur shkollim i tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar që për çdo kat shkallësh të ngjitura çdo ditë, truri ka më shumë lëndë gri, ndërsa në moshë është 0.58 vjet më i ri. Ata zbuluan gjithashtu që për çdo vit arsimi, truri shfaqej 0.95 vjet më i ri.

Në krahasim me shumë forma të tjera aktiviteti fizik, ngjitja e shkallëve është diçka që shumica e të moshuarëve munden dhe e bëjnë të paktën një herë në ditë, ndryshe nga fomrat e tjera energjike të aktivitetit fizik”,- tha në një deklaratë Jason Steffener, studiuesi kryesor i këtij kërkimi.

Ngjisni shkallët, do e mbani trurin në formë. Edhe trupin! /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";