Fushata më e madhe e vaksinimit në histori ka nisur tashmë. Më shumë se 32.4 milionë doza në 45 vende janë adminstruar, referuar të dhënave të mbledhura nga ‘Bloomberg’.

Shpërndarja dhe bërja e miliarda vaksinave konsiderohet të jetë një nga sfidat logjistike më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë.

Në vend të parë për ecurinë e vaksinimeve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me më shumë se 10 milionë vaksinime dhe në vend të fundit Guinea me 55 vaksinime. Në listën e ‘Bloomberg’ nuk është përfshirë Shqipëria.

Sa i përket rajonit tonë, Greqia ka bërë më shumë se 64 mijë vaksinime ndërsa Serbia rreth 9300 vaksinime.(scan)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";