Bakteret janë të paevitueshëm në çdo ushqim që njerëzit konsumojnë çdo ditë, shkruan “AgroWeb”.

Megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Disa prej simptomave të helmimit nga ushqimi janë:

  • Diarea
  • Të përzierat
  • Dhimbjet e stomakut
  • Të vjellat
  • Dehidratimi
  • Ethet

Dehidratimi si pasojë e helmimit nga ushqimi shoqërohet edhe me:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  • Marramendje dhe humbje ekuilibri
  • Lodhje
  • Etje të tepërt

Helmimi nga ushqimi varet nga organizmi, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet Më Të Rrezikuar Nga Helmimi Janë:

  • Të Moshuarit

Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm shpejt ndaj organizmave infektues.

  • Bebet Dhe Të Miturit

Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj sipas informacioneve të AgroWeb.org, ata janë më të prekshëm nga helmimi.

Njerëzit Me Sëmundje Kronike

Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gratë Shtatzëna

Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të fetusit.

Çfarë Duhet Të Bëni Nëse Helmoheni nga Ushqimi

  • Pini Lëngje

Uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin.

Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.

Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënga të vogla.

  • Shmangni Konsumin E Medikamenteve Kundër Diaresë

Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.

  • Kërkoni Ndihmë Mjekësore Nëse:

E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.

Diarea vazhdon për disa ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperatura rritet mbi 38 gradë.

Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Ndiheni konfuzë dhe keni dhimbje të forta stomaku. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";