Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Zotit Frost i dhembte një dhëmb. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte më e madhe kur t’i hiqej dhëmbi.

Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter.

Ai e kishte bërë provë te qeni i tij, macja edhe te vetja, megjithatë asnjëherë te një pacient. Dentisti i tha Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza nëse Frost do ta pranonte.

Frost ra dakord. Dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellëm, transmeton KosovaPress. Frost e humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi dhëmbin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve.