Dr. Vasil Llajo, ka bërë përshkrim të të gjithë punës që laboratori Intermedica ka bërë që prej fillesave duke u shndërruar në një nga hapësirat më serioze të mjekësisë vendase.

Mjeku dhe anestezisti i njohur, në një rrëfim për Albana Qiriakon në Scan Tv shprehu rrugëtimin e bërë qysh nga vitet 1990 kur aparaturat bashkohore mjekësore në Shqipëri ishin thjesht një iluzion për qytetarët.

I diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, Llajo tha se profesioni i tij e ndihmoi shumë për ta çuar përpara këtë nevojë për mjekësinë shqiptare për të çuar para cilësinë e ekzaminimeve.

Llajo prej vitit 1996 është themeluesi dhe drejtuesi i rrjetiti të Laboratorëve mjekësorë Intermedica dhe disa Kompanive të tjera në fushën mjekësore në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ka ushtruar për disa vite profesionin e mjekut në Spitalin Nënë Tereza në Shqipëri, ku ka qënë edhe shefi
i Anestezisë në Departamentin e Neurokirurgjisë dhe në Spitalin KAT në Athinë.

Vizioni i tij është ofrimi i një shërbimi të ekselencës sipas teknikave më bashkëkohore në fushën e diagnostikimit mjekësor. Falë vizionit dhe përkushtimit të tij, rrejti i Laboratorëve Intermedica është kthyer në institucionin shëndetësor jo-publik më të suksesshëm në Shqipëri.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë e cila është më shumë se sa thjesht një rrëfim jete. (TemA)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";