Vaksina që ka nisur të aplikohet në shumë vende i ka lehtësuar ata që nuk janë prekur ende nga Covid-19. Por për ata që e kanë kaluar virusin mbetet pyetja: sa do të zgjasë imuniteti i tyre natyral?

Një studim i ri ka gjetur se disa simptoma gjatë sëmundjes lidhen me mundësinë më të madhe për ta pasur imunitetin për një kohë më të gjatë.

Universiteti i Uiskonsinit ka analizuar gjakun e 113 pacientëve të infektuar me Covid-19 pesë javë dhe tre muaj pasi e kishin kaluar atë.

Temperatura

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Temperatura e lartë është shenjë se trupi po lufton me infeksionin. Por në rastin e Covid-19, mund të jetë edhe tregues se sistemi imunitar po gjeneron antitrupa.

Humbja e oreksit

Ndërsa të qenit i sëmurë rrallë i bën njerëzit grykës, ndjesia e një rënieje të oreksit shkon në përputhje me ethet si shenjë e “përgjigjes inflamatore sistemike”, sipas autorëve të studimit.

Kjo do të thotë që mungesa e oreksit mund të sinjalizojë një përgjigje të madhe imune që po gjenerohet në trupin tuaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Diarrea

Ndërsa problemet e stomakut lidhen kryesisht me format e rënda të Covid-19, ajo që zbuluan studiuesit është se këto simptoma ishin të pranishme te pacientët me përgjigje imunitare më të lartë.

Studiuesit thonë se ka gjasa që infektimi i sistemit gastrontestinal mund të rrisë përgjigjen imunitare, ndoshta duke aktivizuar qelizat inflamatore përgjatë aparatit të tretjes.

Dhimbje abdominale

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi ia atribuojnë këtë lloj dhimbjeje të njëjtin infeksion që shkakton diarre te pacientët Covid. Megjithatë, ata shtojnë se në këtë pikë duhen studime më të thelluara.