Ndonjëherë kur përpiqeni të heqni qafe zbokthin, mund ta përkeqësoni më keq, shkruan “IconStyle”.

Për shembull, mund të lani flokët shumë shpesh ose shumë rrallë. Dhe mënyra se si i lani flokët mund të sjellë ndryshim, transmeton lajmi.net.

I lani flokët me shampo shumë rrallë ose shumë shpesh

Kur i lani flokët shumë rrallë, sebumi mblidhet në lëkurën e kokës dhe së bashku me djersën, krijon një ambient perfekt për shfaqjen e zbokthit. Nga ana tjetër, shampoja nuk duhet të përdoret çdo ditë. Specialistët rekomandojnë t’i lani flokët me shampo çdo 2 ose 3 ditë apo më shumë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk përdorni zbutës

Kur lani flokët mund të hiqni sebumin natyral, përveç papastërtive dhe mbetjeve të tjera. Ky sebum duhet të plotësohet nëpërmjet zbutësit. Zbutësi rrit shkëlqimin dhe volumin e flokëve si dhe parandalon tharjen e tepërt.

Nuk i lani dhe shpërlani siç duhet

Larja e flokëve përmirëson qarkullimin dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës. Duhet t’i pastroni flokët çdo ditë për të shmangur krijimin e zbokthit. Pas shpërlarjes, mund të mbesin disa mbetje në kokë që mund të jenë mjedisi i përsosur për riprodhimin e zbokthit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk përdorni një shampo specifike për zbokthin

Shampot normale në treg mund të çojnë në acarimin e skalpit dhe krijimit të zbokthit për shkak të përbërësve. Është e rëndëishme të përdorni një shampo posaçërisht për zbokthin.

Stresoheni shumë

Kur stresoheni, sistemi imunitar vuan dhe kjo çon në rritjen e vajit në flokë dhe krijimin e kërpudhave. Bëni një shëtitje të gjatë për t’u relaksuar, bëni yoga ose një banjë të ngrohtë herë pas here që të relaksoheni. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";