Dhimbjet në organizëm mund të ndahen në shumë kategori të ndryshme që shpesh shkaktojnë konfuzion jo vetëm tek pacientët por edhe tek njerëzit e tjerë, shkruan “AgroWeb”.

Le të marrim  rastin e dhimbjes së kyçeve dhe nyjeve të cilat shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën, transmeton lajmi.net.

Këto dy sëmundje njihen si artriti dhe artralgia.

Përkufizimi i Saktë i Dy Sëmundjeve

Sipas organizatave të ndryshme shëndetsore, artriti dhe artralgia kanë ngjashmëri por edhe ndryshojnë nga njëra tjetra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Artralgia përkufizohet si dhimbje e kyçeve dhe nyjeve por pa u shoqëruar me enjtjen e tyre.

Artriti përkufizohet si inflamacion i kyçeve, pra dhimbje dhe enjtje e tyre.

Artralgia prek kyçet dhe nyjat në zona të ndryshme të trupit, përfshirë: duart, gjunjët dhe kyçet.

Artriti nga ana tjetër, shkakton enjtje dhe ngurtësim të kyçeve, ligamenteve, muskujve, tendinave dhe kockave por edhe dhimbje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që mjekët shpjegojnë është se njerëzit që vuajnë nga artriti, në të njëjtën kohë mund të diagnostikohen edhe me sëmundjen tjetër.

Simptomat e Dy Sëmundjeve

Simptomat e këtyre dy sëmundjeve mund të mbivendosen, sidomos kur bëhet fjalë për:

  • ngurtësimin,
  • dhimbjen e kyceve,
  • skuqjen,
  • vështirësi në lëvizjen e kyçeve.

Pavarësisht mbivendosjes së simptomave, artriti dallon nga sëmundja tjetër sepse ka simptoma shtesë, ku përfshihet:

  • deformimi i kyçevem
  • humbje e masës kockore
  • paaftësi në lëvizshmëri,
  • dhimbje shumë të forta nga fërkimi i kyçeve me njëra tjetrën.

Shkaqet Dhe Faktorët e Rrezikut

Dhimbjet e kyçeve si pasojë e artritit mund të jenë rezultat i :

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  • komplikacioneve të shkaktuar pas një lëndimi fizik,
  • mbipeshës dhe obezitetit,
  • osteoartriti,
  • artritit reumatoid, falë të cilit imuniteti dobëson kyçet dhe vetë-nxit inflamacionin dhe enjtjen.

Faktorët e rrezikut të artralgias përfshijnë:

  • ndrydhje të kyçeve,
  • zhvendosja e kyçeve,
  • hipotiroidizmi
  • kancer i kockave.

Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmë Mjekësore?

Ndonëse nuk është e lehtë për dikë që të kuptojë vetë nga cila sëmundje vuan, ekspertët thonë se artralgia mund të ketë lidhje me sëmundje të tjera.

Disa herë mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje tjetër.

Nëse dhimbjet e kyçeve janë shumë të forta e pengojnë lëvizjen tuaj, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";