Ndërsa shkaku i sëmundjes së Parkinsonit nuk është ende i qartë, shumë shkencëtarë pajtohen se kjo sëmundje shfaqet si rezultat i një numri faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Një nga autorët e studimit të sapobotuar, Kevin Barnham ka përshkruar fillimin e Parkinsonit si të shkaktuar nga një, siç shprehet ai, “mozaik ngjarjesh”.

Ai dhe studiues të tjerë tregojnë për një numër në rritje të raporteve që tregojnë se Covid-19 është një virus neurotropik, që nënkupton se virusi ka aftësinë të hyjë në indet e trurit. Sipas tyre, sugjeron që SARS-CoV-2 sigurisht që ka aftësinë të shërbejë si një ‘abetare’ patogjene për rritjen e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit.

Studiuesit kanë paralajmëruar që nivelet e sëmundjes së Parkinsonit mund të rriten në mënyrë dramatike gjatë viteve të ardhshme, duke vijuar nga pandemia e COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit nga Universiteti Aarhus kanë botuar gjetjet e tyre të reja të sëmundjes në revistën ‘Brain’. /Lajmi.net/