Një fakt që po çudit mjekët dhe njerëzit anembanë botës në këto kohë pandemie është që në muajt e fundit janë regjistruar gjithnjë e më pak njerëz të sëmurë nga gripi dhe virozat e tjera sezonale.

Sipas një studimit, mësohet se gripi këtë vit pothuajse është zhdukur, ku 95% më pak njerëz krahasuar me vitin e kaluar janë prekur prej tij, ose e thënë ndryshe ka rënë në nivelin më të ulët të 130 viteve të fundit.

Java e dytë të janarit, normalisht koha më e keqe për virusin sezonal, regjistroi numrin e simptomave të ngjashme me gripin, të raportuar tek mjekët me numrin R 1.1 për 100,000 njerëz, krahasuar me një mesatare 5-vjeçare prej 27.

John McCauley, drejtor i qendrës për referencë dhe hulumtim mbi gripin në Organizatës Botërore të Shëndetit tha se herën e fundit që ka pasur të dhëna për nivele kaq të ulëta të të infektuarve dhe vdekje nga gripi ishte para pandemisë së gripit në vitet 1889- 90 ‘

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Profesori Martin Marshall, kryetar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm tha për  “The Sunday Times” se masat shëndetësore të marra për të luftuar Covid-19 kishte të ngjarë të ishin arsyeja kryesore e rënies dramatike të rasteve.