Shkencëtarët kanë zbuluar se vaji i palmës rrit rrezikun e përhapjes së kancerit. Ai përmban një përbërës të quajtur acid palmitik, për të cilin shkencëtarët thonë se është” jashtëzakonisht i fuqishëm” për promovimin e kancerit të avancuar, shkruan lajmi.net.

Ekspertët vendosën të eksperimentojnë me minjtë, për të cilët zgjodhën një dietë që përmbante këtë acid dhe panë se si ai ndikonte tek tumoret e lëkurës dhe të gojës.

Kanceri metastatik shfaqet kur sëmundja është përhapur. Zakonisht nuk mund të kurohet, por vetëm trajtohet. Studiuesit gjithashtu testuan se si do të ndikonte vaji i ullirit tek minjtë. Ata zbuluan se ai nuk nxit përhapjen e tumoreve siç bën vaji i palmës.

Vaji i ullirit dhe farat e lirit përmbajnë gjithashtu acide yndyrore të quajtura acid oleik dhe acid linoleik. Ekipi shpreson se gjetjet e tyre, të publikuara në revistën “Nature”, mund të hapin rrugën për trajtime të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaji i palmës është një kontribuues i madh në ndryshimet klimatike, me rreth 200,000 milje pyje tropikale të shkatërruara për të ngritur plantacione.

Ai përdoret në markat kryesore të çokollatës, gjalpit të kikirikut, picave, petët e gatshme, shampo, pastë dhëmbësh, deodorant dhe buzëkuq, ashtu sikurse edhe në shumë produkte të tjera. /Lajmi.net/