Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor.

Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes, transmeton lajmi.net.

Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë.

Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkaktarët E Dhimbjes Së Kokës

Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen.

Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen.  Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët, muskujt dhe gjymtyrët e qafës.

Kur Duhet Të Shqetësoheni Për Dhimbjet E Kokës

Çdo person duhet të shqetësohet për dhimbjen e kokës, nëse e përjeton atë për herë të parë pas të pesëdhjetave. Një dhimbje koke është shqetësuese edhe kur është krejt papritur tepër e fortë dhe e mprehtë, sidomos kur lëvizet koka ose kur ka kollë.

Shqetësimi duhet të jetë i lartë edhe kur dhimbjet e kokës shoqërohen me ndryshime në personalitet apo funksionet mendore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në disa raste, kur dhimbjet shoqërohen edhe skuqje të syve, dhimbje të tjera, ose kur ato ndodhin kur zgjoheni krejt papritur, AgroWeb.org ju këshillon të shkoni menjëherë tek mjeku.

Llojet E Dhimbjeve Të Kokës

Mjekët deri më tani kanë identifikuar plot 300 lloje të dhimbjeve të kokës, por vetëm 10 përqind e tyre kanë një shkak të mirëfilltë.

Këtu bëjnë pjesë dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit, migrena, tensionit të gjakut, përdorimit të medikamenteve e të tjerë. Ekziston edhe një dhimbje koke e veçantë e cila njihet si dhimbja e kokës si pasojë e ngrënies së akullores.

Ajo shfaqet krejt papritur kur njerëzit hanë akullore ose gjithçka tjetër të fortë. Dhimbja zgjat për më pak se një minutë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse kjo dhimbje është shqetësuese për ju, përpiquni të hani ngadalë dhe mos të gëlltisni ushqimin e ftohtë menjëherë. /Lajmi.net/