Një studim i shkencëtarëve danezë ka gjetur se maskat e fytyrës ofrojnë vetëm mbrojtje të moderuar kundër virusit COVID-19, raporton “Reuters”.

Një studim i kryer në prill dhe maj, kur autoritetet në Danimarkë nuk kishin lëshuar ende një rekomandim për të mbajtur maska, përfshiu 6.024 të rritur të ndarë në dy grupe – një që mbante maska dhe një grup kontrolli, transmeton lajmi.net.

Pas një muaji hulumtimi, u tregua se 1.8%  e të anketuarve që kishin maska morën virusin, si dhe 2.1% e të anketuarve nga grupi i kontrollit, njoftoi Spitali Universitar në Kopenhagë.

“Studimi nuk konfirmoi uljen e pritshme të rrezikut të infeksionit për njerëzit që mbajnë maska dhe mund të tregojë një nivel më të moderuar të mbrojtjes prej 15 deri në 20%, megjithatë, studimi nuk pretendon që maskat të mos ofrojnë ndonjë mbrojtje”, tha spitali në një deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjetjet e studimit janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme, të cilat thonë se maska siguron vetëm mbrojtje të kufizuar për përdoruesin, por mund të ulë në mënyrë dramatike rrezikun për të tjerët nëse përdoruesi është i infektuar, edhe kur nuk ka simptoma.

Autorët e studimit shtojnë se rezultatet nuk duhet të përdoren për të konkluduar se mbajtja e maskave nuk është efektive në zvogëlimin e përhapjes së COVID-19, pasi hulumtimi nuk ka provuar se sa maska ulin rrezikun e përhapjes së infeksionit. /Lajmi.net/