Shpeshherë shqetësohemi për mungesat që shfaqim ndaj vitaminave, pa e ditur se mbidozat e tyre jane po aq të rrezikshme e të dëmshme për organizmin sa defiçitet, shkruan “Living”.

Vitamina A është një prej vitaminave që shkakon më shumë probleme, nëse e teprojmë me dozën e saj, transmeton lajmi.net.

Kjo, sepse nëse disa vitamina mund të nxirren me lehtësi nëpërmjet urinës si vitamina C dhe grupit të vitaminave B , vitamina A nuk është e tretshme në ujë dhe qëndron në organizmin e njeriut, pra nuk sekretohet jashtë.

Paçka rëndësisë që ajo ka për organizmin dhe funksionet jetike të organizmit, vitamina A paraqet rrezik për shëndetin tonë, nëse merret me doza të larta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryesisht kjo gjë nuk arrihet përmes ushqimeve, por prej suplementeve. Për fat të keq jo të gjithë kanë një dietë të ekuilibruar dhe ky është pjesërisht shkaku i mungesave që shfaq trupi.

Mëlçia është organi ku ruhet vitamina e papërdorur A, e këtu mund të ruhet vetëm një sasi e kufizuar e kësaj vitamine. Mbidozat e vitaminës A mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, të trullosur dhe nervozë, deri t’ju fusë në koma.

Ju mund të përjetoni dhimbje barku dhe të vjella. Mjekët thonë se mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë presion në tru duke prekur sistemin nervor.

Nga ana tjetër, mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të tilla si probleme me shikimin , humbje oreksi, ndjeshmëria ndaj dritës, thatësi te lëkurës dhe kruarje, plagë në gojë, verdhëz, humbje të flokëve etj. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";