Me jetesë normale, profesori nënkupton jetën pa masa kufizuese, bllokim, distancë dhe maska. Shattock, i cili po punon në Imperial College të Londrës, ka shprehur shpresë se e gjithë bota do të fillojë përdorimin e vaksinës në fillim të vitit të ardhshëm.

“Unë pres që popullatat e prekshme të vaksinohen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe, nëse kemi një verë si kjo – me infeksione të reja në rënie – do të jetë një kohë kur jeta ngadalë do të fillojë të kthehet në normalitet”, tha ai për The Independent, transmeton Lajmi.net.

Profesori shpjegoi “hapat e parë” për të dalë nga pandemia, e cila varet nga vaksinimi i grupeve të rrezikut në popullatë, përfshirë stafet shëndetësore dhe të moshuarit. /Lajmi.net

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";