Moderna, kompania bioteknologjike e cila krijoi një nga vaksinat e para COVID-19 vitin e kaluar do të fillojë luftën e saj edhe kundër HIV/AIDS me një vaksinë ARN.

Moderna po kërkon 56 individë, të moshës 18 deri në 50 vjeç dhe të cilët janë HIV-negativë, për të kryer testimet e nevojshme që pritet të fillojnë më 19 Gusht dhe të përfundojë në pranverën e vitit 2023.

I njohur si virusi i mungesës së imunitetit të njeriut, ai sulmon vetë sistemin imunitar dhe dobëson aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet e tjera.

Vaksina e Moderna do të jetë një vaksinë që krijon proteina që vetëshkaktojnë një përgjigje imune në trup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

COVID-19 na tregoi se çfarë mund të bëjmë nëse duam të krijojmë një vaksinë në një kohë të shkurtër,” tha Dr Andrew Pekosz, një virolog dhe profesor në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins.

Moderna ishte një nga firmat e para amerikane ka përdorur një metodologji e cila vendos në alarm sistemin imunitar të njeriut kundër infektimit ku në gjak injektohen pjesëza ARN-je. Deri më tani, disavantazhi i vaksinave të ARN është se ARN nuk zgjat shumë, kështu që ato duhet të mbahen të ftohta për të parandaluar prishjen.

Megjithatë, SARS-CoV-2 nuk është i ngjashëm me HIV/AIDS pasi HIV infekton qelizat imune që luftojnë viruset dhe patogjenët e tjerë, ndërsa SARS-CoV-2 kryesisht infekton qelizat e frymëmarrjes.

Teknologjia ARN mund të jetë premtuese për një vaksinë HIV, por vetëm koha do ta tregojë suksesin e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";