Kjo gjë vlen sidomos nëse pimë ujë gjatë dhe pas vakteve. Sajti “Mejor con Salud”, ka ekspozuar rreziqet që u kanosen njerëzve, kur menjëherë pas një vakti pinë ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar.

Uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe i bën më kompakte ushqimet me yndyrë në stomak.Kjo pasi stomaku i tret më mirë ushqimet me të njëjtën temperaturë me organizmin, ndërsa ngadalëson funksionin e tij në rast të temperaturave më të larta ose më të ulëta.

Kur procesi i tretjes ngadalësohet, mund të shkaktohen probleme të refluksit gastrik. Ndër të tjera pirja e ujit gjatë ngrënies shkakton probleme me dhëmbët por edhe dhimbje koke. Është e vërtetë që këshillohet që të pihet një sasi e mjaftueshme uji, por duhet pirë në mënyrë konstante gjatë ditës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";