Ato janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Sipas mjekëve nefrologë, regjimi ushqimor i varfër apo konsumi i disa produkteve të caktuara mund të ndikojë në shfaqjen e gurëve në veshka. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga gurët në veshka:

Kafeina: Kafeina përmban stimulues që çojnë në shfaqjen e gurëve, por edhe infeksioneve në veshka. Kafeina është e pranishme tek kafeja, Coca-Cola dhe në disa lloje çaji. Për këtë arsye ju kërkohet të bëni kujdes me sasinë e konsumit të saj.

Mishi i kuq: Mishi i kuq përmban proteina dhe yndyra shtazore që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e gurëve në veshka. Ai përmban gjithashtu acid urik dhe purinë, dy substanca që stimulojnë infeksionet renale dhe ato urinare.

Kripa: Kripa është armiku numër një i të gjithë personave që vuajnë nga veshkat. Konsumimi i tepërt i kripës sjell akumulim të ujit në organizon dhe krijim të gurëve në veshka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nënproduktet e qumështit: Nënproduktet e qumështit janë pjesë e pandarë e regjimit tonë ushqimor. Qumështi, kosi dhe djathi rrisin sekretimin e kalciumit nëpërmjet urinës dhe krijojnë një barrierë natyrale për daljen jashtë të gurëve në veshka. Prandaj mundohuni t’i eliminoni gradualisht nga regjimi juaj ushqimor.