“Izolimet mund të shmangeshin, nëse të gjithë do të ndiqnin masa të tilla si mbajtja e maskave”, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë.

Drejtori Rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, theksoi se karantina duhet të jetë opsioni i fundit që mendojmë si zgjidhje, e ndaj për këtë nxiti këdo që të ndiqte udhëzimet për të ndihmuar në parandalimin e vdekjeve dhe përhapjes së virusit.

Ai tha se nëse 95% e njerëzve do të mbanin maska, në vend të 60%, që e bëjnë këtë aktualisht, izolimet nuk do të nevojiteshin.

Megjithatë, shtoi se përdorimi i maskës sigurisht që duhet të kombinohet me masa të tjera. “Nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë, bllokimet janë të shmangshme”, tha Kluge.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur në Kopenhagë, Danimarkë, Kluge paralajmëroi për një ndikimin negativ të lehtësimit shumë shpejt të kufizimeve, duke ngulmuar se kjo duhej bërë vetëm gradualisht.