Një lloj bari që po përdoret për të qetësuar pacientët me dementi gjatë pandemisë ka rezultuar shumë i rrezikshëm, shkruan “DailyMail”, transmeton lajmi.net.

Ekspertët thonë se medikamenti që duhet të ketë efekt qetësimin e agresionit po shkakton vdekje të parakohshme.

Deri më tani rreziku nga këto barëra është “injoruar” si shkak që përfitimet ishin më të mëdha se dëmtimet.

Përdorimi i këtyre qetësuesve është rritur dukshëm që nga marsi dhe te paktën një nga dhjetë persona me dementi merr medikamente, që do të thotë mund të shkaktojnë vdekje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-ministri i shëndetësisë në Angli thotë se është shqetësuese se sa përdoren këto medikamente dhe se mjekët duhet të mundohen të kuptojnë nevojat e pacientëve me dementi në vend se të japin terapi të rrezikshme. /Lajmi.net/