Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit, shkruan “AgroWeb”.

Nëse sistemi tretës është i shëndetshëm, atëherë prej tij do të përfitojë imuniteti, zemra, truri e të tjerë, transmeton lajmi.net.

Shëndeti i sistemit tretës nis pikërisht tek mikrobioma, e cila përbëhet nga triliona baktere, ekuilibrat e të cilave janë thelbësore për jetën.

Në këtë artikull do të mësoni për përgatitjen e një pijeje e cila i jep sistemit tretës më shumë fuqi dhe energji.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kura Energjike Për Sistemin Tretës

Sekreti i kësaj kure qëndron tek uthulla organike dhe e papërpunuar e cila është shumë e pasur me probiotikë.

Këto të fundit janë të domosdoshëm për stomakun dhe për sistemin tretës në përgjithësi.

Kombinimi i uthullës me xhenxhefilin, kanellën dhe specin e kuq djegës e furnizon organizmin me antioksidantë të fuqishëm.

Përbërësit:

1 gotë me ujë 250 ml,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

1 lugë gjelle uthull molle,

1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni,

Një majë luge çaji me kanellë,

Një majë luge çaji me xhenxhefil të grirë,

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pak spec të kuq djegës.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit duhen përzier në një kavanoz ose gotë.

Përziejini mirë dhe lëngun pijeni 20 minuta përpara drekës ose darkës.

Vlerat e Uthullës Së Pafiltruar Të Mollës

Kjo uthull përmban “nënën”, një masë që ngjason me shkumën dhe mund të vihet re pasi e bën uthullën më të turbullt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në këtë substancë qëndron dhe përqindja më e lartë e proteinave natyrore, bakteret e mira dhe acidin acetik.

“Nëna” formohet kur fermentohet uthulla organike duke i dhënë asaj një ngjyrë më të thellë dhe shije më të plotë.

Uthulla që është e filtruar është transparente pothuaj e kristaltë dhe nuk përmban “nënën” si dhe shumë nga vlerat e uthullës.

Tretja

Njësoj si ushqimet e tjera të fermentuara, uthulla e mollës organike përmban baktere të mira. Këto baktere janë të rëndësishme për funksionimin si duhet të sistemit tretës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke qenë se “nëna” përmban acid açetik, kur hyn në kontakt me stomakun arrin të ekuilibrojë acidet e tij dhe lufton bakteret e dëmshme.

Imuniteti

Bakteret e mira që gjenden tek uthulla e mollës me “nënë” janë shumë të mira në fuqizimin e imunitetit.

Këto baktere ndihmojnë në përgjysmimin e kohës së nevojshme të rikuperimit nga sëmundjet.

Sheqerit Në Gjak

Nëse pini 1 lugë gjelle me uthull molle organike të pafiltruar, përpara një vakti të pasur me karbohidrate, ulni rrezikun e ngritjes së nivelit të sheqerit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo uthull është shumë e mirë edhe për rënien nga pesha sepse acidi acetik ndalon organizmin tuaj në përthithjen e kalorive nga karbohidratet. /Lajmi.net/