Osteoporoza e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave” është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më e thyeshme, shkruan Living.

Frakturat mund të ndodhin pas një rënieje fare të vogël apo dhe si rezultat i një aktiviteti/veprimi të zakonshëm të përditshëm. Frakturat më të shpeshta dhe më serioze janë ato të legenit dhe të shpinës, transmeton lajmi.net.

Mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës mund të ndihmojë personat e prekur ta mbajnë nën kontroll. Ndryshoni stilin e jetesës dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në regjimin tuaj ushqimor:

Qumështi: Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Djathi: Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës së tuaj të përditshme e kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

Vezët: Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

Salmoni: Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror Omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi: Spinaqi është jo vetëm i preferuar i Braccio di Ferro-s, por edhe të gjithë atyre që kanë probleme me shëndetin e kockave.  Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A./Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";