Disa kompani farmaceutike që po konkurrojnë në prodhimin e një vaksine të koronavirusit, planifikojnë të lëshojnë një deklaratë publike në javën e ardhshme, ku do të shprehin se nuk kërkojnë miratim qeveritar deri sa të sigurohen se vaksina të jetë e siguritë.

Sipas Wall Street Journal, një draft i deklaratës së përbashkët premton t’i japë prioritet sigurisë së personave të vaksinuar. Pfizer, Johnson & Johnson dhe Moderna, pritet të marrin pjesë tek ky premtim.

Kjo vjen ndërkohë që shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik kanë shprehur shqetësime se administrata e Trump po vendos presione tek rregullatorët, që të autorizojnë një vaksinë përpara zgjedhjeve më 3 Nëntor.

Wall Street Journal shton se sipas deklaratës, kompanitë do të synojnë për autorizim emergjencë vetëm nëse ka prova të sigurisë në fazën e tretë të provave klinike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, zyrtarë të administratës së barnave dhe produkteve ushqimore, si dhe këshilltari shëndetësori qeverisë, Antony Fauci, kanë thënë së fundmi se faza e tretë e testimeve mund të përfundojë më herët nëse vaksina jep rezultate të forta.(scan)