Paraditen e kësaj të marte ka nisur Kuvendi, për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku janë mbledhur deputetët aktual, shumica e të cilëve do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së faj nga foltorja e Kuvendit u shpreh se është tejkaluar objektivi i fushatës së vaksinimit dhe tashmë objektivi i ri është që të arrihet në 1 milionë vaksinime.

“Përpjekjet e kryeministrit nuk kanë reshtur për asnjë moment për sigurimin e vaksinave.

Një angazhim që i ka hapur rrugën vijimin e pa ndërprerjes së vaksinimit. Është pikërisht falë këtyre përpjekjeve që kemi mbi 700 mijë doza vaksinash, gjatë kësaj jave do të kemi mbi 11 mijë vaksina Pfizer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë muajit maj do të vazhdojmë me 99 mijë doza vaksina të Pfizer. Kemi mbërritur në objektivin tonë të vaksinimit për arritjen e 500 mijë vaksinimeve në fillim të muajit maj. Kemi një përgjysmim të incidences për banorë, ka një ulje të personave të shtruar në spital.

Çlirimi gradual i jetës social ekonomike duhet të shoqërohet nga masat e distancimit fizik.

Të mos harrojmë që shumë vend janë në përpjekje të marrjes së dozave të para të vaksinës, ndërkohë që ne po përpiqemi të rrisim sasinë e vaksinave. Pak ditë më parë mbërritën 25 mijë doza të Sputnik, presim në muajt në vijim edhe 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik.

Vaksina është e sigurt dhe ka një efikasitet mbi 90%. Nisur nga këto të dhëna sot ka më shumë evidencë shkencore për efikasitetin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çdo qytetar të dëgjojë autoritetet shkencore, për të marrë vaksinën që ju ofrohet. Objektivi i ri është që të arrijmë deri në 1 milion vaksinime”, tha Manastirliu.