Një valë e re e përhapjes së koronavirusit duket se ka përfshirë shumë vende në mbarë botën, ku në 24 orët e fundit u shënuan gati 100 mijë infektime më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Në Europë, Britania e Madhe po përjeton situatën më të vështirë pasi infektimet u rritën sërish, duke kapur shifrën e mbi 46 mijë rasteve. Shqetësuese në ishull mbeten edhe fatalitetet, ku së fundmi kanë mbërritur në afro 100 raste.

Një rritje me 7 mijë raste më shumë se një ditë më parë ka shënuar edhe Spanja, e cila në total raportoi për 27 mijë infektime.

Në kontinentin evropian, Rusia mban vendin e tretë për rastet e reja, teksa autoritetet atje bën të ditur se janë identifikuar 23 mijë infektime dhe afro 800 viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rritje rastet kanë patur edhe në Itali, e cila shënoi më shumë se 3 mijë infektime të reja, nga 2 mijë që raportoi një ditë më parë.

Përtej oqeanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar gjithashtu një përkeqësim të ndjeshëm të situatës, teksa raportuan për 44 mijë infektime të reja nga 32 mijë që kishin identifikuar 24 orë më parë.