Me siguri ke lexuar disa herë se uthulla e mollës është shumë e mirë për shëndetin. Edhe ekspertët e konfirmojnë: uthulla e mollës bën vërtet mrekulli, shkruan Class Life.

Jo vetëm që të ndihmon në humbjen e peshës dhe ul ndjeshëm procesin e plakjes, por gjithashtu ul presionin e gjakut, përmirëson shëndetin e zemrës dhe lehtëson dhimbjet e stomakut, transmeton lajmi.net.

E pabesueshme?

Duke pasur parasysh të gjitha benefitet shëndetësore, konsumimi i rregullt i uthullës së mollës duhet të jetë kusht për të gjithë, por ka një problem: nuk ka shije shumë të mirë në të vërtetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka edhe për këtë një zgjidhje, për fat të mirë. Një recetë e thjeshtë që e bën uthullën e mollës të shijshme, në mënyrë që të marrësh prej saj të gjitha vlerat shëndetësore.

Kombino 2 lugë çaji uthull molle me lëng limoni, ujë dhe mjaltë. Lëngu i limonit është i shkëlqyer për hidratim, mjalti shton sasinë e duhur të ëmbëlsirës për të balancuar shijen e hidhur të uthullës.

Nise ditën çdo mëngjes me këtë lëng të shijshëm dhe shumë shpejt do të ndihesh e rinuar dhe vitale. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";