Studimi i shkencëtarëve të Laboratorit të Teknologjisë së Mbrojtjes sugjeron se larguesit e insekteve që përmbajnë Citriodiol mund të përdoren si dezinfektues kundër virusit, sipas The Guardian.

Ushtarët që u spërkatën me këtë sprej rezultuan të mbrojtur edhe nga infektimi dhe studiuesit thanë se sprejë të tillë mund të përdoren si mjet parandalues shtesë në kombinim me maskat e fytyrës dhe larjen e rregullt të duarve.

Laboratori britanik i mbrojtjes publikoi sot rezultatet e tij me qëllim që të tjera studime të kryhen mbi efektet e sprejit. Përbërësi kryesor Citriodiol vjen si vaji i pemës së eukaliptit citriodora, i marrë nga gjethet dhe degët e tij.

Kompania Citrefine International beson se produkti i tyre është efektiv dhe ndaj pandemisë dhe kërkon që qeveria të mbështesë programin e saj të testimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";