Antitrupat u morën nga gjaku i disa të mbijetuarve nga Covid-19 dhe mund të neutralizojnë koronavirusin, duke e ndaluar atë të hyjë në qeliza, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Këto antitrupa klonohen dhe shkallëzohen në sasi të mëdha në laborator para se të injektohen si trajtim.

Ekspertët zbuluan një kokteil të antitrupave ekstremisht të fortë që mbrojnë nga Covid-19 kur u ekspozuan ndaj virusit SARS-CoV-2.

Po cilësohet si gjetje e hershme, por shkencëtarët thonë se antitrupat – substancat e përdorura nga sistemi imunitar për të shkatërruar viruset – janë ‘gati për t’u zhvilluar në trajtime’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administruar në doza sikurse vaksinat, shkencëtarët thonë se antitrupat mund t’i japin njerëzve aftësinë për të shmangur goditjen nga sëmundja. /Lajmi.net/