Mijëra gra me kancer të vezoreve mund të përfitojnë nga një kombinim revolucionar i barnave pasi u tregua se zvogëlonte tumoret në gjysmën e pacientëve me një formë të përparuar të sëmundjes.

Çifti i barnave, të cilat punojnë së bashku për të bllokuar sinjalet që lëshojnë qelizat e kancerit, mund të ofrojnë një mundësi të re trajtimi për gratë me një lloj kanceri në vezore që rrallë i përgjigjet kimioterapisë ose terapisë hormonale.

Ekspertët thanë se rezultatet nga provat e hershme të kombinimit të ri të ilaçeve, të paraqitura në Kongresin e Shoqërisë Evropiane për Onkologjinë Mjekësore, sugjeruan që trajtimi ishte shumë efektiv.

Ata ishin aq të suksesshëm saqë një provë e fazës 2 tashmë është duke u zhvilluar. Faza 1, e udhëhequr nga një ekip në Institutin e Kërkimit të Kancerit (ICR) në Londër dhe “Royal Marsden NHS Foundation Trust”, testoi ilaçet VS-6766 dhe Defactinib në pacientët me kancer të vezoreve të shkallës së ulët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekspertët thanë se ky lloj kanceri tenton të zhvillohet në një moshë më të re, më pak se 13% e pacientëve i përgjigjen kimioterapisë dhe më pak se 14% i përgjigjen terapisë hormonale.

Rezultatet e provës tregojnë se nga 24 pacientët e vlerësuar, 46% panë që tumoret e tyre u zvogëluan në mënyrë të konsiderueshme në përgjigje të trajtimit.

Rezultatet ishin edhe më të mira në pacientët me një mutacion të veçantë, me 64% të cilët kanë tumore të nxitur nga KRAS duke i parë ato të zvogëlohen pas trajtimit.

Studiuesit thanë se kjo tregonte se profilet e tumorit mund të përdoren për të identifikuar se cilët pacientë kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga trajtimi i ri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dr. Susana Banerjee, gjithashtu nga ICR dhe konsulent onkologe mjekësore dhe drejtuese kërkimore në njësinë gjinekologjike të “Royal Marsden”, tha: “Nëse këto gjetje konfirmohen në studime më të mëdha, ato do të përfaqësojnë një përparim të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të vezoreve seroze të shkallës së ulët”.

Faza 1, duke përfshirë rreth 500 pacientë në Azi, Evropë, Amerikën e Veriut, Oqeani dhe Amerikën e Jugut, zbuloi se kishte një prirje të fortë drejt përmirësimit të mbijetesës së përgjithshme.