Gjyshet shqiptare e kanë gjithmonë një këshillë holistike për çdo problem shëndetësor, shkruan “AgroWeb”.

Për të djegurat, rekomandojnë gjizën, për dhimbjet e dhëmbit rakinë, për dhimbjen e veshit vajin e ullirit e kështu me rradhë, transmeton lajmi.net.

Kur vjen puna tek lëndimet më të thella fizike që shoqërohen me gjakderdhje, rekomandimi kryesor është sheqeri.

Ai rekomandohet sepse përthith të gjithë lagështinë e plagës e cila lejon lulëzimin e baktereve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mungesa e tyre përshpejton shërimin e plagëve.

Deri në vitin 2009, përdorimet e sheqerit për lëndime të tilla fizike janë konsideruar nga mjekët si legjendë urbane ndonëse ai është përdorur prej shekujsh.

Në spitalet britanike u kryen disa prova për të parë nëse sheqeri mund të trajtojë plagët dhe të lehtësojë dhimbjet.

Në përfundim të tyre, u zbulua se trajtimi me sheqer ishte i suksesshëm dhe plagët shëroheshin më shpejt me sheqer se me antibiotikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si Të Përdorësh Sheqerin Për Të Ndalur Gjakderdhjen

Pastrojeni plagën mirë me sapun dhe ujë të bollshëm, thajeni me peshqir dhe sigurohuni që të jetë e pastër.

Më pas hidhni direkt sheqer mbi plagë dhe sigurohuni që ajo të jetë plotësisht e mbuluar.

Nëse plaga është shumë e madhe, lyejeni si fillim me mjaltë dhe më pas hidhni sheqer sipër.

Mjalti do të mbajë sheqerin dhe do të përthithë të gjitha vlerat shëruese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas mbështilleni plagën me një fasho e cila do të parandalojë bakteret.

I gjithë procesi duhet përsëritur një herë në ditë.

Shërimi i plagëve me sheqer është  i ngadaltë dhe në disa raste, kur plagët janë me të vërtetë të rënda, mund të duhen disa muaj të tërë.

Megjithatë, ndikimi i menjëhershëm është se dhimbja pushon dhe ndjesia bezdisëse e pulsimit largohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga testet që kanë kryer mjekët në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se sheqeri është efikas edhe në rastin e amputimit të gjymtyrëve duke ndihmuar njerëzit e prekur nga një tragjedi e tillë, të shërohen më shpejt.

Mjekët thonë se ky element i mjekësisë popullore që aplikohet në shumë vende të botës, është shumë premtues dhe madje përbën një sfidë të madhe ndaj mjekësisë modern. /Lajmi.net/