Vaksina e firmës kineze Sinovac përgjysmon rrezikun e infektimit simptomatik nga koronavirusi. Në këtë përfundim arrin një studim i ri brazilian i kryer duke u bazuar në të dhënat e rreth 10 mijë individëve që iu nënshtruan testimit për këtë vaksinë.

Studimi konstaton se 50% e personave që vaksinohen me Sinovac janë asimptomatikë nëse bien në kontakt me koronavirusin. Përqindja është më e ulët krahasuar me vaksinat e tjera Pfizer e Moderna që përdorin metodën inovative të krijimit të imunitetit siç janë lajmëruesit e ARN-së.

Megjithatë, studime të mëhershme kanë treguar se vaksina kineze parandalon plotësisht rastet e rënda të infektimeve dhe vdekjet nga Covid-19, çka tregon se edhe në rast infektimi pas injektimit të dy dozave, pasojat do të jenë të lehta. Vaksina Sinovac nxit prodhimin e anti-trupave që 14 ditë pas marrjes së dozës së parë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";