Studiuesit në Universitetin Lund të Suedisë studiuan sasinë e grimcave të emetuara kur këndohet, bashkë me ndikimin që ka në përhapjen e Covid-19, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Për të kuptuar se sa grimca virusi emetohen kur këndohet, studiuesit morën 12 këngëtarë të pa infektuar dhe dy njerëz me Covid-19 këndonin në një gyp.

Studimi tregon se të kënduarit – veçanërisht këndimi me zë të lartë, sikurse për urimin e ditëlindjes – përhap shumë spërkla në ambientin përreth.

Ideja për studimin erdhi pas një numri raportimesh rreth përhapjes së Covid-19 në grupe koresh, shpjeguan studiuesit. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";