Akademikët e Kolegjit Imperial në Londër kontrolluan se si koronavirusi reagonte tek fëmijët e infektuar që po merrnin trajtim në pesë njësi pediatrie, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Përreth 30 fëmijë u diagnostikuan me diabetin e tipit 1 përgjatë periudhës 23 mars- 4 korrik, gjetën hulumtuesit.

Ata thanë se ekziston një mundësi dy herë më e madhe që fëmijët të diagnostikohen me gjendjen shëndetësore pas infektimit me virusin korona.

Ekspertët thonë se Covid-19 mund të sulmojë qelizat në pankreas, të cilat luajnë rol vital në prodhimin e insulinës. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";