Sinovac, vaksina e  përdorur masivisht në Shqipëri, është 92-96 % efektive në parandalimin formave të rënda dhe e humbjes së jetës nga Covid-19. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me specialistët në fushën kërkimore në Maqedoninë  e Veriut.

Egzon Ademi, nga universiteti i Tetovës thotë se Sinovac, Pfizer dhe AstraZeneca janë tre vaksinat me  efektivitet të lartë për mbrojtjen nga fatalitetet tek personat e prekur nga Covid.

Ky efektivitet i vaksinave Sinovac, Pzfier dhe AstraZeneca është më i lartë në popullatë se ai i deklaruar nga firmat prodhuese. Nga afro 3900 viktima nga Covid vetëm 4.5 % e tyre kanë qenë të vaksinuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore mbi 94 % e të hospitalizuarve në Shqipëri janë të pavaksinuar. Deri tani Kosova është në vend të parë i përket vaksinimit të popullsisë, me 49 % e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 43 % . Ndërsa në Shqipëri është vaksinuar 38 % e popullsisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";