Njerëzit të cilët marrin vaksinën anti-covid duhet të shmangin alkoolin rreptësisht, sepse ekspertët thonë se kjo do të ulë reagimin e imunitetit ndaj vaksinës, shkruan “DailyMail”.

Alkooli e ndryshon përbërjen e trilionë mikroorganizmave që jetojnë në zorrët tona, të cilat luajnë një pjesë shumë të rëndësishme në ndalimin e baktereve dhe viruseve, transmeton lajmi.net.

Kjo qon në dëmtimin e qelizave të imunitetit dhe limfociteve, të cilat dërgojnë antitrupa për të luftuar viruset dhe bakteret që e sulmojnë trupin.

Ekspertët thonë se sistemi imunitar duhet të jetë tip top, që vaksina të ketë efekt më të mirë. Nëse ju keni pirë ditët e fundit para marrjes së vaksinës, atëherë vaksina do të ketë efekt më të dobët ose aspak. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";