Mjekët madje mund ta rekomandojnë si një mjet alternativ mjekësor në vend të antibiotikëve, sipas Universitetit të Oksfordit, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Infeksionet e traktit respirator ndikojnë hundën, fytin, zonën e fytit, që çojnë zakonisht në bllokimin e tyre.

Ekzistojnë dëshmi shkencore se mjalti është përdorur tek fëmijët për një kohë të gjatë për trajtimin e kollitjes dhe ftohjes. Përkundër kësaj, ka munguar rishikimi sistematik i efektivitetit të këtij ushqimi tek të rriturit.

Për të adresuar këtë, shkencëtarët shikuan bazat e të dhënave hulumtuese për studime përkatëse, duke krahasuar mjaltin dhe përgatitjet që e përfshinë atë si një përbërës me kujdes të zakonshëm. Ata gjetën 14 prova të përshtatshme klinike, duke përfshirë 1,761 pjesëmarrës të moshave të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Analiza e të dhënave të studimeve tregoi se mjalti ishte më efektiv se kujdesi i zakonshëm për përmirësimin e simptomave, veçanërisht për zbutjen e ashpërsisë e kollitjes. Dy nga studimet treguan se simptomat zgjatën një deri në dy ditë më pak në mesin e atyre që u trajtuan me mjaltë.

Studiuesit sugjerojnë që mjalti mund të sigurojë një alternativë kur mjekët duan të përshkruajnë diçka për të trajtuar simptomat e traktit të sipërm respirator. /Lajmi.net/