Një operacion i vështirë dhe i rrallë është kryer në Japoni. Një grua japoneze mushkëritë e së cilës u dëmtuan rëndë nga Covid-19, ka kryer një operacion ka kryer transplantin e parë të mushkërive në botë.

Spitali Universitar i Kiotos tha se gruaja iu nënshtrua një operacioni 11 orësh nga një ekip mjekësor prej 30 anëtarësh për të bërë transplantin e indeve të mushkërive nga burri dhe djali i saj.

Covid-19 shkakton dëmtime të mëdha të mushkërive në disa pacientë dhe  njerëzit në të gjithë botën kanë marrë transplantime të mushkërive si pjesë e rimëkëmbjes së tyre nga sëmundja.

Por spitali i Kiotos tha se ky rast ishte i pari në të cilin indet e mushkërive ishin transplantuar nga dhuruesit e gjallë tek një pacient me Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Doktori Hiroshi Date tha se ky transplant u jep shpresë pacientëve që vuanin nga dëmtimi i rëndë i mushkërive nga Covid-19.